Golden State Warriors ka pësuar disfatën e gjashtë rresht në NBA.
“Luftëtarët” në ndeshjen e fundit, të dielën, u mposhtën 130:123 pas kohës shtesë nga Oklahoma City Thunder.
Chet Holmgren i Oklahomas shënoi trepikësh për rezultatin 117:117 në fundin e çerekut të katërt për ta dërguar lojën në vazhdime.
Bashkëlojtari i tij, Shai Gilgeous-Alexander, më pas realizoi 10 nga 40 pikët sa i kishte në total, për të ndihmuar fitoren.
Golden State edhe në këtë ndeshje ishte pa Draymond Greenin që është suspenduar për pesë ndeshje.
Edhe
Warriorsi fiton pavarësisht 52 pikëve të Gilgeous-Alexanderit
Green u suspendua pasi mbajti për fyti Rudy Gobertin e Minnesota Timberwolvesit.
Milwaukee Bucks fitoi përballë skuadrës Dallas Mavericks, me rezultatin 132:125.
Giannis Antetokounmpo kontribuoi në fitore me 40 pikë.
Miami Heati e përfundoi serinë e shtatë fitoreve pasi u mposht 102:97 nga Chicago Bullsi.
Ndërkohë, Minnesota Timberwolves fitoi ndaj New Orleans Pelicans, 121:120, në një tjetër ndeshje dramatike.
Victor Wembanyama ishte sërish i dalluar te San Antonio Spursi që megjithatë u mposht me 19 pikë dallim nga Memphis Grizzlies, 120:108.
Edhe
Thompson e Curry shkëlqejnë në fitoren e Golden Statet
19-vjeçari Wembanyama realizoi dyshifror të dyfishtë prej 19 pikëve e 13 kërcimeve, ndërsa shtoi edhe tetë bllokada.
Spursi humbi për herën e tetë rresht.