Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oklahoma fiton ndeshjen dramatike ndaj Golden Statet

Shai Gilgeous-Alexander shënoi 38 pikë për Oklahoma City Thunderin, që mposhti Golden State Warriorsin 138:136, në kohën shtesë.

Shënimi i Luguentz Dort i dha fitoren Thunderit kur kishin mbetur edhe 10.2 sekonda lojë. Stephen Curry realizoi 34 pikë për Warriorsin – 10 në kohën shtesë. Por, skuadra e tij pësoi disfatën e 10-të në 14-të ndeshje.

Dallas Maverics në ndeshjen tjetër e humbi Kyrie Irvingun për shkak të lëndimit, kurse Luka Donçiq shkëlqeu me 32 pikë në fitoren 125:112 ndaj Portland Trail Blazers.

Slloveni po ashtu shtoi edhe 10 asistime e gjashtë kërcime, kurse Dante Exum realizoi 23 pikë për fitoren e 13-të të edicionit.

Chicago Bulls përmbysi disavantazhin e 13 pikëve, për fitoren e katërt rresht. Coby White shënoi 24 pikë në fitoren 121:112 ndaj San Antonio Spursit.

Ishte fitorja e 16-të rresht. Ndërkohë, Houston Rockets e fitoi ndeshjen e parë të edicionit aktual si mysafir.

E mposhti skuadrën Denver Nuggets me rezultatin 114:106. Denveri e humbi ndeshjen e parë si vendës.

Fitore në ndeshjet e fundit regjistruan edhe Brooklyn Nets, Cleveland Cavaliers, Charlotte Hornets, Boston Celtics, Orlando Magic, Minnesota Timberwolves, Sacramento Kings e Los Angeles Clippers.

Artikuj të ngjashëm