Kur kishin mbetur vetëm 0.2 sekonda deri në fund të ballafaqimit, Stephen Curry shënoi, ndërsa Golden State Warriors mposhti Oklahoma City Thunderin 141:139.
Ky moment u rishikua pasi dyshohej për parregullsi për shkak të përfshirjes së Draymond Greenit në aksion, por më pas u vlerësua se gjithçka ishte e rregullt dhe pikët u pranuan.
Në total, Curry shënoi 30 pikë për ekipin e tij, ndërsa kroati Dario Shariq shtoi 20 pikë.
Ishte ndeshje e turneut të ri të ligës NBA.
Në këtë turne janë të përfshira 30 ekipe. Janë gjithsej gjashtë grupe me nga pesë skuadra.
Të gjitha skuadrat do të luajnë mes vete dhe më pas, tetë prej tyre do të kalojnë në fazën nokaut.
Edhe
Golden State Warriorsi fiton ndaj Lakersit me shkëlqimin e Curryt
Në çerekfinale do të jenë fituesit e gjashtë grupeve dhe dy ekipe nga secila Konferencë, të cilat kanë statistikat më të mira.
Ndeshjet e turneut do të llogariten edhe për sezonin e rregullt të NBA-së.