Klay Thompson dhe Stephen Curry udhëhoqën Golden State Warriorsin në fitoren 140:131 kundër Chicago Bullsit të premten pas mesnate.
“Luftëtarët” i kishin humbur dy ndeshjet e kaluara dhe e nisën keq edhe ndeshjen e fundit.
Pjesa e parë u mbyll 75:62 në të mirë të Chicagos.
Por, 48 pikët e shënuara në çerekun e tretë bënë që Golden State ta marrë kontrollin e lojës dhe të fitojë në fund.
Thompson e mbylli ndeshjen me 30 pikë të shënuara e gjashtë asistime, kurse Curry shtoi 27 pikë.
San Antonio Spursi fitoi thellë ndaj Charlotte Hornets, 135:99.
Victor Wembanyama shënoi 26 pikë, ndërsa kontribuoi në fitore edhe me 11 kërcime.
Edhe
Wembanyama gabon në fund, Knicks marrin kontrollin e finales
Houston Rockets mposhti Detroit Pistonsin 112:110, ndërsa Fred VanVleet shënoi 20 pikë gjithsej, 17 prej të cilave në pjesën e dytë.
Ishte disfata e shtatë rresht e Pistonsit.
Kampioni në fuqi i ligës NBA, Denver Nuggets, fitoi ndaj New Orleans Pelicans 125:113.