Denver Nuggets ka arritur që ta ndërpresë serinë pozitive të Boston Celticsit në shtëpinë e vet. Denveri të premten pas mesnate arriti fitore 102:100.
Kampioni në fuqi i ligës NBA e ndali serinë e 27 fitoreve rresht të Boston Celticsit. Jamal Murray ishte koshashënuesi më i mirë i Denverit në këtë ballafaqim me 35 pikë të realizuara gjithsej.
Ndërkohë, Bostonit nuk i mjaftuan 24 pikët e Derrick Whitet, 22 të Jayson Tatum dhe 21 të Kristaps Porzingis.
Phoenix Suns shënoi fitore ndaj New Orleans Pelicans 123:109, ndërsa plot 52 pikë i shënoi Devin Booker. Kevin Durant kontribuoi në fitore me 26 pikë për Sunsin.
Los Angeles Lakers ndërkohë u mposht nga Brooklyn Nets, 130:112.
Anthony Davis dhe LeBron James shënuan 26 dhe 24 pikë respektivisht, por që nuk dolën të mjaftueshme për ta shmangur disfatën.
Edhe
Lakersi fiton ndaj kampionit në fuqi
Joel Embiid, basketbollisti më i vlefshëm në ligën NBA, për herën e 19-të rresht realizoi 30 e më shumë pikë.
Në ballafaqimin e fundit, ndeshjen e mbylli me 36 pikë, në fitoren që Philadelphia 76ers e arriti ndaj Orlando Magic, 124:109.