Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bostoni e Dallasi vazhdojnë serinë e fitoreve

Boston Celtics dhe Dallas Mavericks kanë vazhduar me fitore në ligën NBA.

Elita e basketbollit në SHBA ka vazhduar pas pushimit për shkak të ndeshjes së “All-Starit”.

Si Bostoni ashtu edhe Dallasi, e fituan ndeshjen e shtatë rresht.

Slloveni Luka Donçiq shënoi 41 pikë, ndërsa Kyrie Irving shtoi 29 të tjera në fitoren e Dallasit përballë Phoenix Suns, 123:113, në shtëpi.

Ndërkohë, Derrick White realizoi 28 pikë kurse Jayson Tatun 25 të tjera, në fitoren e Bostonit 129:112, në udhëtim te Chicago Bulls.

Golden State Warriors arriti fitore ndaj Los Angeles Lakers, 128:110.

Edhe Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori Basketboll 7 muaj më parë Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori

Stephen Curry realizoi 32 pikë, ndërsa pati gjashtë trepikësha të realizuar. Ai arriti edhe në shifrën e 6000 asistimeve në sezonin e rregullt. Është basketbollisti i parë i “Luftëtarëve” që e shënon këtë sukses.

Denver Nuggets, kampioni në fuqi i ligës NBA, fitoi me rezultatin 130:110 ndaj Washington Wizards.