Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

LeBron James i pandalshëm në fitoren e Lakersit

LeBron James realizoi 32 pikë dhe shtoi edhe 11 kërcime. Ishte më i miri në parket në fitoren e Los Angeles Lakersit ndaj Phoenix Sunsit, 122:119.

Për skuadrën kaliforniane ishte fitorja e parë pas tri disfatave rresht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kevin Durant e mbylli ndeshjen me 38 pikë për Phoenixin, ndërsa për të dyja skuadrat ishte ndeshja e parë e turneut të ri në Ligën NBA.

Sunsi ishte duke fituar 96:89 në fund të çerekut të tretë pasi Durant shënoi nëntë pikë për 71 sekonda.

Por seria 11:0 në fillim të periudhës së fundit bëri që Lakersi të marrë epërsinë e të mos e lëshojë atë deri në fund.

Anthony Davis mungoi në mesjavë në ndeshje ndaj Houston Rockets, por u kthye dhe shënoi 18 pikë për Lakersin, që e fitoi ndeshjen e parë në udhëtim në gjashtë tentime.

Të dyja ekipet në këtë edicion kanë 4 fitore dhe 5 disfata në total.

Të premten mbrëma u zhvilluan edhe tetë ndeshje të tjera.

Dallas Mavericks e fitoi ballafaqimin interesant në udhëtim te Los Angeles Clippers, 144:126. Slloveni Luka Donçiq realizoi 44 pikë.

Ndërkohë, fitoren e shtatë rresht e realizoi Philadelphia 76ers, që mposhti Detroit Pistonsin.

Fitoren e pestë rresht e realizoi edhe Minnesota Timberwolves.