Sport

LeBron Jamesi shkëlqen në fitoren e LA Lakersit

LeBron James ka shënuar 35 pikë në fitoren që Los Angeles Lakersi e shënoi ndaj Portland Trail Blazers, 107:85, në turneun e ligës NBA gjatë edicionit të rregullt.

Jamesi po ashtu kontribuoi në fitore me nëntë asistime, ndërsa Lakersi udhëheq grupin me tri fitore nga po aq ndeshje të luajtura.

San Antonio Spursi humbi 129:120 nga Sacramento Kings, dhe pasi pësoi disfatën e tretë nuk do të mund të shkojë në fazën nokaut.

De’Aaron Fox realizoi 43 pikë për Kingsin.

Secila skuadër do t’i zhvillojë katër ndeshje në fazën grupore. Humbja e Spursit ishte e shtata rresht në përgjithësi.

Miles Bridges e luajti ndeshjen e parë në NBA që prej prillit të vitit 2022 me Charlotte Hornets, por skuadra e tij u mposht 130:99 nga Milwaukee Bucks.

Ai ishte i suspenduar nga liga NBA për 30 ndeshje për shkak të një incidenti dhune. Realizoi 17 pikë në 33 minuta në disfatën e Hornetsit.

Kevin Durant ndërkohë realizoi 38 pikë, përfshirë edhe një trepikësh, kur kishin mbetur edhe 18.8 sekonda para fundit. Me skuadrën e tij Phoenix Suns fituan përballë Utah Jazz, 131:128.

Boston Celtics fitoi 108:105 përballë Toronto Raptors, kurse Orlando Magic mposhti Chicago Bullsin, 103:97.

Joel Embiid regjistroi 32 pikë, tetë asistime dhe shtatë kërcime, për ta ndihmuar Philadelphia 76ers në fitoren 126:116 ndaj Atlanata Hawks.