LeBron James dhe Anthony Davis kanë shkëlqyer në fitoren e Los Angeles Lakersit me rikthim të rezultatit ndaj Phoenix Suns.
Lakersi fitoi me rezultatin 100:95, ndërsa çerekun e fundit e nisën me 12 pikë disavantazh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDavis realizoi 30 pikë dhe regjistroi 12 kërcime, ndërsa James shtoi 21 pikë, 10 prej të cilave i realizoi në periudhën e fundit.
Kevin Durant i shënoi 39 pikë për Sunsin, skuadër e cila nuk realizoi pikë për shtatë minuta në çerekun e fundit. Këtë e shfrytëzoi Lakersi që e fitoi më pas ndeshjen.
Philadelphia 76ers u mposht 118:117 nga Milwaukee Bucks.
39 pikë në këtë fitore i pati Damian Lillard, ndërsa kontribut dha edhe Giannis Antetokounmpo, që shënoi 23 pikë e 13 kërcime.