Basketboll

Lakersi fiton derbin e Los Angelesit

LA Lakers

Foto: Associated Press

LA Lakers ka triumfuar të martën mbrëma në derbin e Los Angelesit ndaj Clippersit. Lakersi triumfoi me rezultatin 135:118. 

Luka Donçiq ishte më efikasi me 43 pikë, 13 asistime e nëntë kërcime. Austin Reaves realizoi 31 pikë, ndërsa LeBron James 25. 

Te Clippersi koshashënuesi më i mirë ishte James Harden me 29 pikë. 

Lakersi ka 13 fitore e katër humbje në këtë edicion të NBA-së dhe gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore prapa Oklahoma City Thunder që ka bilanc prej 17 fitore e një humbje. Clippersi i ka 5 fitore e 13 humbje.