Kyrie Irving ka shënuar më së shumti pikë në karrierën e tij brenda një ndeshjeje.
Në duelin e fundit, Irving realizoi 60 pikë, ndërsa Brooklyn Netsi triumfoi përballë Orlando Magic me rezultatin, 150:108.
Irving shënoi 41 pikë në 23 minutat e para të takimit, me Netsin që shkoi në pushim mes pjesëve me rezultatin 86:56.
Kevin Durant kontribuoi në fitore me 19 pikë dhe shtoi shtatë asistime. Ishte fitorja e katërt rresht për Brooklyn Netsin.
Rekordi i mëparshëm për pikë të shënuara nga Irving ishte 57 pikë. I kishte realizuar kundër San Antonio Spursit në vitin 2015.
Ndërkohë, Memphis Grizzlies e regjistroi fitoren e katërt rresht, pasi mposhti skuadrën Indiana Pacers, 135:102.
Tyler Herro u inkuadrua nga banka dhe shënoi 29 pikë në fitoren që Miami Heat e arriti ndaj Detroit Pistons 105:98.
Phoenix Suns mposhti Neë Orleans Pelicansin, 131:115.