Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Irving debuton me 24 pikë në fitoren e Dallasit

Kyrie IRving - Dallas Mavericks - NBA

Kyrie Irving shënoi 24 pikë në debutim me skuadrën Dallas Mavericks, që mposhti Los Angeles Clippersin, 110:104.

30-vjeçari Irving iu bashkua Dallasit nga Brooklyn Netsi.

Dallasi njësoj si në dy takimet e kaluara, nuk e pati në përbërje as në këtë ballafaqim një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës, sllovenin Luka Donçiq.

Shpreson që ta ketë atë të premten apo të shtunën.

Dallasi është në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit me 30 fitore e 26 disfata, ndërsa Netsi është në pozitën e pestë në Konferencën e Lindjes me 32 fitore e 22 disfata.

Artikuj të ngjashëm