Dallas Mavericks e ka mposhtur Los Angeles Clippersin 96:93 dhe ka barazuar serinë (1:1) në ndeshjen e dytë të rundit të parë të plejofit në NBA.
Mavericks arritën ta fitonin ndeshjen e dytë në udhëtim dhe kësisoj morën avantazhin para dy ndeshjeve në shtëpi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBasketbollisti slloven Luka Donçiq udhëhoqi Mavericksin drejt fitores me 32 pikë, gjashtë kërcime e nëntë asistime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Kyrie Irving me 23 pikë, PJ Washinghton me 18 e Derrick Jones Jr. me dhjetë pikë.
Te Clippers, James Harden e Paul George patën nga 22 pikë secili.
Në ndeshjet e tjera të luajtura pas mesnate, Minnesota Timberwolves mori epërsi 2:0 ndaj Phoenix Suns, duke e mposhtur 105:93.
Indiana Pacers e barazoi serinë 1:1 ndaj Milwaukee Bucks, duke i mposhtur në shtëpi 108:125.