Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donçiq realizon 49 pikë në fitoren e Dallasit

Luka Donçiq ka shënuar 49 pikë në fitoren që Dallas Mavericks e realizoi ndaj Brooklyn Netsit.

Dallasi fitoi 125:120, kurse slloveni realizoi katër herë rresht nga vija për tri pikë në periudhën e fundit të ndeshjes.

Në fitore kontribuoi edhe Kyrie Irving, i cili shënoi 17 pikë në ndeshjen e tij të parë kundër Netsit, qëkur u transferua nga Brooklyni në muajin shkurt.

Victor Wembanyama e siguroi fitoren e tij të parë në NBA, pasi San Antonio Spursi mposhti skuadrën Houston Rockets, 126:122, në vazhdime.

19-vjeçari realizoi 21 pikë e 12 kërcime.

Edhe Donçiqi e barazon rekordin e Wilt Chamberlainit Basketboll 8 muaj më parë Donçiqi e barazon rekordin e Wilt Chamberlainit

Ndeshje të shkëlqyer pati edhe Stephen Curry, që me Golden State Warriorsin mposhti Sacramento Kingsin 122:114. Curry pati 41 pikë në total.

Fitore në ndeshjen e fundit shënoi edhe kampioni në fuqi i ligës NBA, Denver Nuggets, që mposhti Memphis Grizzlies me rezultatin 108:104.