Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë yje të futbollit në ndeshje të ligës NBA

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, dhe ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, ishin vetëm disa prej yjeve që e shikuan nga afër ndeshjen e ligës NBA ndërmjet Cleveland Cavaliers dhe Brooklyn Nets në Paris të Francës.

Clevelandi fitoi me rezultatin 111:102 në “Accor Arena”, në praninë e afër 15 mijë shikuesve.

Donovan Mitchell shënoi 45 pikë, 21 prej të cilave në çerekun e katërt. Ai kontribuoi edhe me 12 kërcime.

Caris LeVert shtoi 21 pikë, ndërsa Jarrett Allen kontribuoi me 12 pikë, 12 kërcime dhe katër bllokada.

Të pranishëm në palestër ishin edhe dy herë fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, Ronaldo, ish-ylli i ligës NBA, Tony Parker, portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, si dhe Alessia Russo dhe Leah Williamson, futbolliste të Anglisë.

Edhe Antetokounmpo shënon 23 pikë për 24 minuta Basketboll Antetokounmpo shënon 23 pikë për 24 minuta

Milwaukee Bucks triumfoi ndaj Boston Celticsit me rezultatin 135:102, ndërsa Giannis Antetokounmpo shënoi 24 pikë, 12 kërcime dhe gjashtë asistime në 26 minuta.

Oklahoma City Thunder fitoi me 62 pikë epërsi ndaj Portland Trail Blazers.

Është fitorja e pestë më e thellë në histori të ligës NBA.

Shai Gilgeous-Alexander shënoi 31 pikë në fitoren 139:77.

Josh Giddey e përfundoi ndeshjen me “triple-double” prej 13 pikëve, 10 kërcimeve e 12 asistimeve.

Edhe Lakersi fiton ndaj kampionit në fuqi Basketboll Lakersi fiton ndaj kampionit në fuqi

Phoenix Suns fitoi 127:109 ndaj Los Angeles Lakersi, kurse Dallas Mavericks fitoi 128:124 ndaj New York Knicks.

Kyrie Irving e mbylli ndeshjen me 44 pikë, kurse Tim Hardaway Jr shtoi 32 pikë të tjera.