Kyrie Irving ka shënuar rekord personal të pikëve për këtë edicion.
Irving në ndeshjen e fundit realizoi 50 pikë, ndërsa skuadra e tij Brooklyn Nets, e ndali serinë e katër disfatave të njëpasnjëshme.
Brooklyni mposhti skuadrën Charlotte Hornets me rezultatin 132:121.
29-vjeçari, që nuk luajti vazhdimisht këtë sezon pas vendimit për të mos u vaksinuar, realizoi nëntë trepikësha nga 12-të tentime.
Giannis Antetokounmpo shënoi 39 pikë në fitoren e Milwaukee Bucks ndaj Oklahoma City Thunder, 142:115.
Ishte fitorja e pestë rresht e Bucks në Konferencën e Lindjes.
Në fitore, me 25 pikë të realizuara kontribuoi Khris Middleton, që shtoi edhe nëntë asistime për kampionin e vitit të shkuar.
Golden State Warriors fitoi ndaj Los Angeles Clippers, 112:97.
Phoenix Suns ishte më i mirë se Orlando Magic duke fituar 102:99, kurse Deandre Ayton realizoi 21 pikë e 19 kërcime.
Memphis Grizzlies dominoi ndaj New Orleans Pelicans, 132:111.
Ja Morant e mbylli takimin për Grizzlies me 24 pikë. Dy bashkëlojtarët e tij, Desmond Bane dhe Jaren Jackson Jr, kontribuuan në fitore me 22 pikë secili.