Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antetokounmpo shkëlqen në fitoren e Milwaukeet

Milwaukee Bucks ka vazhduar serinë në 10 fitore rresht.

Ndeshjen e fundit, Bucks e fitoi edhe falë shkëlqimit të yllit të skuadrës, Giannis Antetokounmpo, që shënoi 35 pikë në fitoren 116:109 ndaj Los Angeles Clippers.

Antetokounmpo shtoi edhe tetë kërcime për fitoren e 12-të në 13 ndeshje të skuadrës së tij.

Brook Lopez shtoi 22 pikë në këtë triumf.

Për skuadrën e Clippersit, Brandon Boston Jr dhe Paul George realizuan 20 dhe 19 pikë respektivisht, por që nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur humbjen.

Detroit Pistons mposhti San Antonio Spursin 138:131, pas dy vazhdimeve.

Edhe Lakersi me shumë lëndime humb nga Milwaukee Bucks Basketboll Lakersi me shumë lëndime humb nga Milwaukee Bucks

Pavarësisht se mungoi Jaylen Brown për shkak të lëndimit në fytyrë, Boston Celtics fitoi ndaj Charlotte Hornets, 127:116.

Jayson Tatum shënoi pesë herë nga vija për tri pikë, duke shkuar në kuotën e 1000 trepikëshave të shënuar në gjithë karrierën e tij.

Hornetsi e pësoi disfatën e gjashtë të njëpasnjëshme.