Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antetokounmpo shënon 64 pikë në fitoren e Bucks, vendos rekorde

Giannis Antetokounmpo ka shënuar 64 pikë në fitoren e Milwaukee Bucks 140:126 ndaj Indiana Pacers të mërkurën pas mesnate.

Për basketbollistin grek ky ishte rekord personal dhe ekipor. Ai u bë basketbollisti i parë në historinë e Bucksit që shënon 64 pikë.

29-vjeçari theu rekordin që mbahej nga Michael Redd më 2006, i cili shënoi 57 pikë për Bucksin.

Antetokounmpo pas ndeshjes u përfshi në një sherr, pasi vendasit nuk donin t’ia jepnin topin me të cilin ai vendosi rekorde.

Bucks renditen në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.