Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëlqen Antetokounmpo, por Milwaukee nuk fiton

Giannis Antetokounmpo ka shënuar 54 pikë kundër skuadrës Indiana Pacers, por nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta shmangur disfatën që Milwaukee Bucks e pësoi.

Skuadra e tij humbi 126:124.

Pacersi ishte duke fituar me 18 pikë epërsi në pjesën e parë, para se Antetokounmpo ta kthente në lojë Milwaukeen.

Ai po ashtu shtoi edhe 12 kërcime dhe dhuroi tri asistime. Rekordi i Antetokounmpos brenda një ndeshjeje është 55 pikë.

Tyrese Haliburton realizoi 29 pikë, përfshirë edhe trepikëshin që e kaloi në epërsi ekipin e tij kur kishte mbetur edhe një minutë lojë.

Ndërkohë Atlanta Hawks dhe Orlando Magic po ashtu zhvilluan ndeshje interesante.

Edhe Antetokounmpo shënon 23 pikë për 24 minuta Basketboll Antetokounmpo shënon 23 pikë për 24 minuta

Atlanta fitoi 120:119, ndërsa Dejounte Murray realizoi trepikësh kur kishin mbetur edhe 31 sekonda lojë.

Trae Young ishte më i miri te Atlanta me 41 pikë, 33 prej të cilave i realizoi në pjesën e parë.