Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antetokounmpo shkëlqen në fitoren e Bucksit

Ylli i basketbollit të ligës NBA, Giannis Antetokounmpo, udhëhoqi skuadrën Milwukee Bucks në fitoren 141:131 në udhëtim te Indiana Pacers.

Greku shënoi plot 41 pikë, ndërsa kontribuoi në fitore edhe me 12 kërcime.

Golden State Warriors ndërkohë fitoi ndaj Toronto Raptors me shifrat 129:117.

Çereku i fundit ishte vendimtar në këtë fitore.

Stephen Curry realizoi 35 pikë dhe 11 asistime, kurse Klay Thompson e mbylli ndeshjen me 29 pikë për kalifornianët.

Miami Heati festoi fitoren e tretë rresht. 29 pikë i shënoi Jimmy Butler, që ishte prej më meritorëve në parket në fitoren e Miami Heatit, 110:105, ndaj skuadrës Orlando Magic.