Boston Celtics ka fituar për herë të dhjetë rresht.
Në duelin e fundit në ligën NBA të basketbollit, Celtics mposhti skuadrën Dallas Mavericks me rezultatin 138:110.
Në këtë fitore kontribut të madh dha Jayson Tatum, i cili shënoi 32 pikë, ndërsa Jaylen Brown kontribuoi me 25 pikë.
Nga ana tjetër, Dallasit nuk i ndihmoi loja e shkëlqyer e sllovenit Luka Donçiq, që shënoi “triple-double” me 37 pikë, 12 kërcime e 11 asistime.
Golden State Warriors ndërkohë fitoi me rezultatin 120:105 në udhëtim te Toronto Raptors.
Ishte fitorja e tetë rresht e “luftëtarëve” në udhëtim.
Stephen Curry shënoi 25 pikë, kurse Jonathan Kuminga shtoi 24 pikë të tjera për fitoren e radhës.
Edhe
Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori
I pandalshëm në duelin e fundit ishte ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo.
Ai realizoi 46 pikë, ndërsa shtoi edhe 16 kërcime në fitoren ndaj Chicago Bullsit në Chicago, 113:97.
Antetokounmpo kontribuoi edhe me gjashtë asistime.