Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Irvingu udhëheq Brooklynin drejt plejofit

Kyrie Irving e udhëhoqi Brooklyn Netsin drejt fitores 115:108 ndaj skuadrës Cleveland Cavaliers, në ndeshjen e Konferencës së Lindjes.

Irvingu realizoi 34 pikë dhe ia siguroi Netsit një vend në plejof.

Brooklyn Netsi do të ballafaqohet me Boston Celticsin në rundin e parë të plejofit.

Para ndeshjes, skuadra ndau 50 mijë dollarë donacion për viktimat e së martës në Brooklyn. Skuadër tjetër që siguroi plejofin ishte Minnesota Timberëolves, e cila fitoi 109:104 ndaj Los Angeles Clippers.

Anthony Edwards realizoi 30 pikë, ndërsa D’Angelo Russell kontribuoi me 29 të tjera në fitore.

Artikuj të ngjashëm