Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brooklyn Netsi, ekipi i parë që siguron plejofin

Brooklyn Nets mposhti Toronto Raptrosin me rezultatin 116:103 dhe u bë ekipi i parë nga Konferenca e Lindjes që siguroi vendin në plejof.

Kevin Durant dhe Kyrie Irving shënuan bashkë 26 pikë në mbrëmjen ku shtatë basketbollistë të Brooklynit arritën pikë dyshifrore.

“Kemi synime në gjëra më të mëdha, por është gjë e mirë”, ka thënë trajneri Steve Nash. “Të jesh në këtë pozitë kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje tjera, është shumë pozitive”, theksoi ai. Jeff Green e udhëhoqi Brooklynin me 22 pikë të shënuara, ndërsa Blake Griffin kontribuoi me 17 pikë në 22 minuta në parket. Joe Harris shtoi 16 pikë, ndërsa Landry Shamet e përfundoi duelin me 14 pikë, duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Kyle Lowry i Torontos udhëhoqi kampionin e vitit 2019 të NBA-së me 24 pikë, ndërsa OG Anunoby pati 21 pikë.

Në Charlotte, Giannis Antetokounmpo shënoi 29 pikë dhe 21 kërcime. Milwaukee Buck e forcoi pozitën e tretë në Konferencën e Lindjes me fitoren 114:104 kundër Hornets. Anfernee Simons me 27 pikë kontribuoi në fitoren e thellë të Portland Trail Blazers kundër Indiana Pacers, 133:112.

Artikuj të ngjashëm