Boston Celtics është skuadra e parë që u kualifikua në raundin e dytë të plejofit të NBA-së për këtë sezon, pasi mposhti edhe në ndeshjen e katërt të serisë së raundit të parë, Brooklyn Netsin me shifrat 116:112.
Ndeshja u zhvillua të martën në mëngjes në New York.
Skuadra e Steve Nashit e mbylli sezonin me disfatë zhgënjyese në “Barclays Arena”, në të cilën ndeshje nuk udhëhoqi në asnjë rast.
Jayson Tatum ishte me i miri tek ekipi fitues me 29 pikë. Tek ekipi humbës, Kevin Durant arriti të shënojë 39 pikë, por edhe “shpenzoi” 31 tentime.
Celtics do të luajë në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore kundër më të mirit të duelit mes Milwaukee Bucks, që është kampion në fuqi dhe Chicago Bulls. Kampioni aktual po kryeson 3-1. Ndeshja e pestë e kësaj serie luhet të mërkurën mbrëma.
Edhe
Bostoni fiton titullin e 18-të në NBA
Basketbollistët e Utah Jazz patën po ashtu një natë dëshpëruese, pasi humbën thellë nga Dallasi me rezultatin 77:102.
Dallasi tash kryeson serinë me 3:2 në fitore.
Slloveni Luka Donçiq ishte më meritori për këtë fitore. Ai shënoi 19 nga 33 pikët në çerekun e tretëm kur Utah “u dorëzua”.
Jordan Clarkson ishte koshashënuesi më i mirë te Jazz me 20 pikë.
Ndeshja e gjashtë e serisë është planifikuar për të enjten mbrëma dhe do të luhet në Salt Lake City.
Rezultatet:
Brooklyn Nets - Boston Celtics 112: 116 (4-0)
Edhe
Celtics arrin fitoren e dytë ndaj Mavericksit
Philadelphia 76ers - Toronto Raptors 88: 103 (3-2)
Dallas Mavericks - Utah Jazz 102: 77 (3-2)