Brooklyn Netsi e ka siguruar plejofin e Konferencës së Lindjes me fitoren 101:84 ndaj skuadrës Orlando Magic.
Ka qenë një sezon me shumë trazira brenda skuadrës së Netsit, me shkarkimin e trajnerit Steve Nash, suspendimin e Kyrie Irvingut dhe shkëmbimin e tij me Kevin Durantin në muajin shkurt.
Fitorja në New York, bashkë me humbjen e Miami Heatit, ia kanë siguruar kësaj skuadre vendin e gjashtë.
Netsi do të ballafaqohet me vendin e tretë, Philadelphia 76ers, në plejof.
Slloveni Luka Donçiq ka luajtur vetëm 12-të minuta, kurse shpresat e Dallas Mavericksit për të shkuar në plejof u shuan pas disfatës në shtëpi 115:112 nga Chicago Bulls.
Edhe
James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin
Mavericks duhej të fitonte për ta larguar nga pozita e dhjetë Oklahoma City Thunderin në Konferencën e Perëndimit.
Në garën e katër skuadrave, prej vendit të shtatë deri në pozitën e dhjetë në tableë, vetëm dy do ta sigurojnë kalimin në plejof.
Golden State Warriors është vetëm një fitore nga vendi që dërgon në plejof në Konferencën e Perëndimit.
Kjo skuadër fitoi ndaj Sacramento Kingsi 119:97, për të dalë në vendin e pestë.
New Orleans Pelicans dhe Los Angeles Lakers kanë mbetur paksa prapa, por janë në ndjekje të pozitës së gjashtë, të fundit që dërgon direkt në plejof.
Edhe
ZYRTARE: LeBron James te Philadelphia 76ers
Lakersi fitoi 121:107 ndaj Phoenix Suns, që tashmë e ka siguruar plejofin nga vendi i katërt në Konferencën e Perëndimit.
Lakersi i LeBron Jamesit i ka fituar tetë nga dhjetë takimet e fundit, dhe nuk mund të përfundojë më poshtë se vendi i tetë.
Milwaukee Bucks e zë pozitën e parë në Konferencën e Lindjes.
Te kjo skuadër pushuan të gjithë lojtarët titullarë, ndërsa Memphis Grizzlies i mposhti ata me rezultatin 137:114, për ta zënë pozitën e dytë.
Në Konferencën e Lindjes, Atlanta Hawks do të mbetet në pozitën e tetë, pavarësisht disfatës 136:131 nga 76ers.
Edhe
New York Knicks, kampion i NBA-së pas 53 vjetësh
Ata e mbyllën sezonin e rregullt me një pozitë më poshtë se Miami Heati, që u mposht 114:108 nga Washington Wizards.
Toronto Raptors, që përfundoi në vendin e nëntë pas humbjes 121:102 nga Boston Celtics, do të luajë kundër vendit të dhjetë, Chicago Bullsit, në ndeshjen e parë që zhvillohet të mërkurën.