Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bucks siguron vendin e parë në Konferencën e Lindjes

Milwaukee Bucks e ka siguruar vendin e parë në Konferencën e Lindjes për fazën e plejofit, pasi shënoi fitore ndaj Chicago Bullsit.

Bucks ishte pa Giannis Antetokounmpon që vuan nga një lëndim i gjurit, ndërsa gjatë ndeshjes e humbi edhe Khris Middletonin.

Pavarësisht këtyre mungesave, Bucksi nuk gaboi dhe fitoi me rezultatin 105:92.

Vendi i parë në Konferencën e Lindjes do të jetë avantazh për këtë skuadër në serinë e plejofit që nis javën tjetër.

Boston Celtics e zuri vendin e dytë pasi fitoi ndaj Toronto Raptors, 97:93, pavarësisht se në radhët e veta nuk pati basketbollistët Jayson Tatum, Marcus Smart dhe Al Horford.

Edhe Pacersi fiton ndaj Bucksit, shkëlqen Haliburton Basketboll Pacersi fiton ndaj Bucksit, shkëlqen Haliburton

Malcolm Brogdon erdhi nga banka rezervë dhe shënoi 29 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit, New Orleans Pelicans mposhti Memphis Grizzliesin 138:131, për të zënë një vend në turneun e plejofit.

Gjashtë vendet e para shkojnë direkt në plejof, kurse dy skuadrat tjera u bashkohen atyre pas turneut me katër skuadra, nga vendi i shtatë deri në vendin e dhjetë.

Dallas Mavericks fitoi ndaj Sacramento Kingsit, 123:119.

Kyrie Irving shënoi 31 pikë, Luka Donçiq pati 29 pikë, ndërsa Tim Hardaway Jr. shtoi 24 pikë në fitoren e Dallasit që barazohet me vendin e dhjetë në tabelë, Oklahoma City Thunderin.

Edhe Brooklyn Netsi fiton dhe siguron plejofin Sport Brooklyn Netsi fiton dhe siguron plejofin

Los Angeles Clippersi i afrohet edhe më shumë zonës së plejofit pasi mposhti Los Angeles Lakersin 125:118, për fitoren e 11-të rresht ndaj rivalit lokal.

Të dyja ekipet kanë shansin për ta zënë vendin që dërgon direkt në plejof.

Në Konferencën e Lindjes, Brooklyn Netsi është në vendin e gjashtë pasi fitoi ndaj Detroit Pistons, 123:108. Netsit i duhet vetëm edhe një fitore nga dy ndeshjet e fundit, apo një disfatë e Miami Heatit, për ta siguruar vendin e gjashtë.

Immanuel Quickley, Quentin Grimes dhe Obi Toppin, u bënë treshja e parë e New York Knicks që shënuan 30 e më shumë pikë brenda një ndeshjeje, në më shumë se 44 vjet.

Këtë sukses ata e shënuan në fitoren ndaj Indiana Pacersit, 138:129.

Edhe Milwaukee Bucks, skuadra e parë që kualifikohet në plejof Sport Milwaukee Bucks, skuadra e parë që kualifikohet në plejof

Quickley shënoi 39 pikë, Grimes 36 dhe Toppin 32.

Knicks është në vendin e pestë dhe tashmë e ka të sigurt vendin në plejof.