Giannis Antetokounmpo shënoi 30 pikë, ndërsa Milwaukee Bucks vazhdon serinë e fitoreve këtë edicion.
Në ndeshjen e fundit Bucks fitoi 119:108 ndaj skuadrës New York Knicks.
Antetokounmpo pati edhe 14 kërcime dhe nëntë asistime për Milwaukeen, ndërsa arriti shënimin e 30 pikëve për ndeshjen e tretë të njëpasnjëshme.
Bucks është në vendin e parë në Konferencën e Lindjes me katër fitore nga po aq ndeshje.
Los Angeles Lakers e barazoi startin më të dobët në 65 vjet pas disfatës së pestë në pesë ndeshje të luajtura.
Lakers humbi 111:102 nga Minnesota Timberwolves, pavarësisht se Russell Westbrook nga banka rezervë arriti të shënonte 18 pikë në 33 minuta.