Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antetokounmpo shënon 44 pikë në fitoren ndaj Lakersit

Giannis Antetokounmpo ka shënuar 44 pikë, teksa Milwaukee Bucks e ka vazhduar serinë e katër fitoreve rresht.

Në duelin e fundit, Bucks fitoi ndaj skuadrës Los Angeles Lakers me rezultatin 131:116. Basketbollisti grek shtoi edhe 14 kërcime e tetë asistime në paraqitjen e tij fantastike.

LeBron James i Lakersit e mbylli takimin me 27 pikë dhe tetë asistime. Ishte humbja e pestë në shtatë ndeshjet e fundit për kalifornianët.