Giannis Antetokounmpo dhe LeBron James kanë udhëhequr skuadrat Milwaukee Bucks dhe Los Angeles Lakers drejt fitoreve në ligën NBA.
Antetokounmpo i Bucks shënoi 41 pikë, 17 kërcime dhe pesë asistime dhe e ndali serinë e shtatë fitoreve rresht të Houston Rockets. Bucks fitoi me rezultatin 123:114.
James nga ana tjetër shënoi 33 pikë, teksa Lakers triumfoi me shifrat 116:95 përballë Oklahoma City Thunder.
36-vjeçari ndihmoi kalifornianët të ktheheshin kah fitoret pas disfatës që e pësuan nga Memphis Grizzlies.