Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jamesi rikthehet dhe ndihmon Lakersin në fitore

LeBron James ka shënuar 30 pikë në rikthimin e tij te Los Angeles Lakers, në fitoren 123:118 në shtëpi kundër San Antonio Spurs.

Jamesi realizoi edhe nëntë asistime e shtatë kërcime për Lakersin, pasi mungoi në dy ndeshjet e kaluara për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës.

Pavarësisht lëndimit, ai ishte paraqitur në ndeshjen e “All-Starit”.

Anthony Davis shtoi 28 pikë e 13 kërcime në fitore.

Lakersi tani ka 31 fitore e 27 humbje.

Edhe Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi Basketboll Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi

Victor Wembanyama pati 27 pikë, 10 kërcime e tetë asistime, si dhe shtoi edhe pesë bllokada e pesë topa të vjedhur për skuadrën e Spursit.

Wembanyama u bë basketbollisti më i ri në histori të ligës NBA në statistikën “5x5”, ku përfshihen të paktën pesë pikë, kërcime, asistime, bllokada dhe topa të vjedhur brenda një ndeshjeje.

Denver Nuggets, kampioni në fuqi i ligës NBA, fitoi sërish në Portland Trail Blazers, teksa Tyrese Maxey realizoi 24 pikë në fitoren e Philadelphia 76ers 104:97 në Cleveland Cavaliers.

Cavaliers tani ka 36 fitore e 19 humbje, ndërsa e pësoi disfatën e dytë rresht dhe të tretën në katër ndeshjet e fundit në udhëtim te 76ers.

Giannis Antetokounmpo shënoi 33 pikë dhe shtoi 13 kërcime në fitoren e Milwaukee Bucks ndaj Minnesota Timberwolvesit, 112:107.

Edhe Golden State Warriorsi fiton ndaj Lakersit me shkëlqimin e Curryt Basketboll Golden State Warriorsi fiton ndaj Lakersit me shkëlqimin e Curryt

Timberwolves kryeson në Konferencën e Perëndimit me 39 fitore e 17 humbje.

Ndërkohë, Golden State Warriors fitoi 97:84 ndaj Charlotte Hornets, kurse Stephen Curry realizoi 15 pikë.

Kevin Durant realizoi 28 pikë, por nuk ishin të mjaftueshme për Phoenix Sunsin, që pësoi disfatë 114:110 nga Houston Rockets.

Ylli i Miami Heatit, Jimmy Butler, ishte një prej katër basketbollistëve të përjashtuar pas përleshjes e tollovisë së madhe në fitoren 106:95 ndaj New Orleans Pelicans.

Butler realizoi 23 pikë para se të dërgohej në dhomat e zhveshjes në çerekun e katërt, bashkë me rezervistin e Miamit, Thomas Bryant, dhe lojtarët e Pelicans, Jose Alvarado dhe Naji Marshall.

Edhe Lakersi me shumë lëndime humb nga Milwaukee Bucks Basketboll Lakersi me shumë lëndime humb nga Milwaukee Bucks

Bam Adebayo pati 24 pikë, ndërsa Miami tani ka 31 fitore e 25 humbje, aq sa ka edhe Orlando Magic.