Sport

Përleshje masive në NBA - kapje për fyti, katër përjashtime e tifozë të përfshirë

Ndeshja e NBA mes New Orleans Pelicans dhe Miami Heat u shënua nga një përleshjeve masive dhe kaos të madh që ndodhi në parket, ku katër basketbollistë u përjashtuan.

Jimmy Butler e Thomas Bryant të Miamit e Jose Alvarado dhe Naji Marshall të Pelicans u përjashtuan që në fillim të çerekut të kartërt.

Përleshja nisi kur Zion Williamson i Pelicans vodhi topin nga Butleri dhe Kevin Love faulloi qendrën për t’i mohuar pikë të lehta. Ndërsa Love shkaktoi faull personal, Williamson ra në parket, ndërsa Marshall protestoi për mënyrën se si u fallua bashkëlojtari i tij.

Butleri reagoi dhe u shkaktua kaos. Ai dhe Marshall kapën për fyti njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë u përpoqën t’i ndanin. Teksa u mendua se përplasja përfundoi, Bryant dhe Alvarado nisën diskutim të ri dhe pati sërish përleshje.

Emocionet tejkaluan limitet, teksa një tifoz i Pelicans gjuajti me një objekt ndaj basketbollistëve të Miamit. Ai u përjashtua nga palestra.

Në fund, Miami triumfoi 106:95.

VIDEO: