Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

NBA jep dënim të rëndë pas përleshjes së madhe

nba

Qendra e Detroit Pistonsit, Isaiah Stewart, është dënuar me shtatë ndeshje nga NBA-ja të mërkurën, ndërsa janë dënuar edhe tre basketbollistë të tjerë. 

Dënimet për basketbollistët kanë ardhur pas përleshjes së madhe që ndodhi në ndeshjen mes Pistonsit dhe Charlotte Hornetsit. 

Basketbollistët e Hornetsit, Miles Bridges dhe Moussa Diabate, u suspenduan me nga katër ndeshje për përleshje dhe përshkallëzim të situatës, ndërsa qendra e Pistonsit, Jalen Duren, u dënua me dy ndeshje, ka njoftuar NBA-ja. 

Ky ballafaqim u zhvillua të hënën pas mesnate. 

Ndeshjen e fitoi Pistonsi 110:104. 

Stewart ishte dënuar me pesë ndeshje edhe në vitin 2021, pas një incidenti që kishte me LeBron Jamesin.