Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Arrestohet James Harden

James Harden

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers, James Harden, është arrestuar në orët e para të së shtunës në Teksas dhe është akuzuar për mbajtje të paligjshme të armës, raportoi TMZ.

Sipas autoriteteve, në automjetin e basketbollistit 36-vjeçar u gjet një pistoletë, e cila dyshohet se ishte lënë në vend të dukshëm dhe nuk mbahej në këllëf.

Akuza ndaj Hardenit cilësohet si kundërvajtje, një shkelje më e lehtë ligjore. Ai është liruar pasi ka paguar garancinë, ndërsa paraqitja në gjykatë është caktuar për 22 qershor.