Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për raportim të rrejshëm të vjedhjes së armës, e kishte dhënë për shlyerjen e borxhit

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person është arrestuar nën dyshimin se kishte raportuar rrejshëm vjedhjen e një arme të zjarrit në fshatin Ballancë të Vitisë.

Sipas raportit policor, rasti lidhet me periudhën 7-9 maj 2026, ndërsa i dyshuari është arrestuar të martën, pas hetimeve të zhvilluara.

Ai dyshohet se kishte deklaruar rrejshëm se arma e zjarrit i ishte vjedhur. Sipas policisë, hetimet kanë ngritur dyshime se ai armën e kishte dhënë si kompensim për një borxh.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.