Miami Heat nuk ka lejuar që të bëhet ekipi i parë që eliminohet në plejof të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, pas tri fitoreve. Heats mposhtën Bostonin në ndeshjen e shtatë finale të Konferencës Lindore për t’u kualifikuar në finalen e madhe ku i pret Denver Nuggets.
Në ndeshjen vendimtare në TD Garden të Bostonit, shkëlqeu Jimmy Butler. Ai realizoi 28 pikë për të udhëhequr Miamin drejt fitores 103:84.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeria gjysmëfinale nisi me tri fitore të Miamit, por Bostoni u kthye fuqishëm për të barazuar gjithçka. Do të ishte hera e parë që një skuadër bën përmbysje të tillë, por kjo nuk u lejua të martën në mëngjes.
Në finale, Miamin e pret Denveri që ka eliminuar lehtësisht Lakersin.