Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja e shtatë rresht për Miami Heatin

Miami Heat e ka fituar ndeshjen e shtatë rresht në ligën NBA.

Aktualisht, kjo është skuadra më e mirë në ligë.

Të udhëhequr nga Jimmy Butler, Miami fitoi 122:115 kundër Brooklyn Netsit.

Butler realizoi 36 pikë, ndërsa kontribuoi edhe me pesë kërcime e tri asistime.

Shtatë fitore rresht, Miami Heati nuk i kishte arritur prej edicionit 2017/18.

Kontribut në këtë fitore dha edhe Duncan Robinson me 26 pikë, kurse Bam Adebayo shtoi edhe 20 pikë të tjera.

Edhe Butler kthehet nga suspendimi por Heati mposhtet Basketboll Butler kthehet nga suspendimi por Heati mposhtet

Ndërkohë, në ndeshjen e parë pa të suspenduarin Draymond Green dhe ende pa të lënduarin Stephen Curry, Golden State Warriors e pësoi disfatën e pestë të njëpasnjëshme.

“Luftëtarët” u mposhtën 128:109 nga Oklahoma City Thunder.