Giannis Antetokounmpo shënoi 40 pikë dhe e bllokoi gjuajtjen e fundit të Joel Embiidit në sekondat e fundit të ndeshjes.
Më pas, Milwaukee Bucks iu gëzua fitores ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 118:116.
Khris Middleton kontribuoi në fitore me 22 pikë, ndërsa Jrue Holiday shtoi 18 të tjera për Bucks.
Kjo skuadër është në pozitën e dytë të Konferencës së Lindjes, prapa Miami Heatit.
Për 76ers ishte disfata e dytë rresht dhe e lë atë në vendin e katërt.
Në Konferencën e Perëndimit, Los Angeles Lakers zbriti në pozitën e 11-të.
Edhe
Lakersi me shumë lëndime humb nga Milwaukee Bucks
Lakersi, që luajti pa të lënduarin LeBron James, u mposht 128:110 nga Dallas Mavericks.
Luka Donçiq e shënoi “triple-doublen” e 10-të të këtij sezoni. Ndeshjen e fundit e mbylli me 34 pikë, 12 kërcime dhe 12 asistime.