Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në fundjavë rifillon edhe gara në volejboll

Të shtunën (nesër) rifillon gara edhe në Superligën e Kosovës në volejboll. Kampionati në volejboll ishte ndërprerë për shkak të koronavirusit, ndërsa të shtunën e të dielën janë ndeshjet gjysmëfinale të plejofit.

Te meshkujt të dy ndeshjet janë të shtunën. Nga ora 15:00 takohen Ferizaj e Theranda, kurse nga ora 18:00 Luboteni e Prishtina Volley.

Ndërkohë te femrat ndeshja M-Technologie – Drita është të shtunën nga ora 13:30. Të dielën nga ora 15:00 takohen Skënderaj e Kastrioti.