Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në “Air Albania” në Tiranë luhet finalja ndërmjet Romës e Feyenoordit

Jose Mourinho do të mundohet ta vazhdojë suksesin e tij në finalet e garave evropiane.

Skuadra që ai drejton, Roma, do të luajë në finale të Ligës së Konferencës ndaj Feyenoordit sonte në orën 21:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Është edhe finalja e sezonit inaugurues të garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.

Portugezi Mourinho i ka fituar të katër finalet ku ka marrë pjesë, dy me Porton dhe nga një me Interin dhe Manchester Unitedin.

Ai do të bëhet trajneri i parë që udhëheq katër skuadra të ndryshme në gara evropiane.

Roma ishte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin 2017-18 dhe gjysmëfinale të Ligës së Evropës në sezonin e kaluar.

Edhe Tirana në qendër të futbollit evropian, gati për finalen Roma – Feyenoord Sport Tirana në qendër të futbollit evropian, gati për finalen Roma – Feyenoord

Feyenoordi nuk ka luajtur në një finale evropiane qëkur e fitoi kupën e UEFA-s në vitin 2002.

Kapaciteti i stadiumit në Tiranë është 20 mijë ulëse, ndërsa një ditë para finales ka pasur përleshje të shumta mes tifozëve italianë e holandezë. Përleshje pati edhe mes tyre e policisë shqiptare.