Trajneri i Romës, Jose Mourinho, tha se mezi po pret ta vizitojë Shqipërinë, që do të jetë hera e parë.
Mourinho do ta udhëheqë Romën në ndeshjen finale të Ligës së Konferencës ndaj Feyenoordit, e cila zhvillohet më 25 maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
“Është një nga vendet e pakta në Evropë që nuk kam luajtur kurrë”, tha Mourinho. “Fakti që stadiumi është shumë i vogël për dy klube si Roma dhe Feyenoordi është pika e vetme negative e ndeshjes”, ka thënë Mourinho. “Por nëse do të ishte një stadium me 50,000 ose 70,000 vende, do të ishte akoma i vogël. Nëse do të luanim edhe në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ sërish do të ishte i vogël”.
Rreth 88 për qind e biletave të mbetura janë blerë nga tifozët shqiptarë dhe Mourinho tha se spektatorët vendas do të mbështesin Romën për shkak se pjesë e ekipit është qendërmbrojtësi Marash Kumbulla.
“Nëse Roma fiton kupën, një shqiptar e fiton kupën, një shqiptar e ngre kupën në Tiranë”, tha Mourinho. “Kjo duhet të jetë më se e mjaftueshme që populli shqiptar të mbështesë Romën”.
Ka shqetësime për dhunën për ndeshjen finale, pasi tifozët e Feyenoordit u përleshën me policinë italiane dhe dëmtuan një shatërvan historik përpara një ndeshjeje të Ligës së Evropës në Romë në vitin 2015.
Edhe
Tirana në qendër të futbollit evropian, gati për finalen Roma – Feyenoord
UEFA, Federata Shqiptare e Futbollit dhe autoritetet kanë marrë masa paraprake për zhvillimin e sigurt të finales.
Rreth 650 persona do të garantojnë sigurinë brenda stadiumit dhe 2.000 policë jashtë tij. “Vendet si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi”, tha Mourinho. “Më kujtohet që luajta Superkupën Evropiane mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit në Maqedoninë e Veriut në vitin 2017 dhe ishte një ngjarje fantastike”.