Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, pranon se ka emocione për finalen e Ligës së Konferencës që luhet javën e ardhshme, më 25 maj. Roma do të takohet me Feyenoordin në Tiranë.
Kumbulla për “Il Corriere dello Sport” ka thënë se Tirana do të jetë në përkrahje të Romës dhe trajnerit të saj, Jose Mourinho.
“Kur mora vesh se finalja do të luhet në Tiranë, sinqerisht ju them, isha shumë i emocionuar. Për mua që kam lindur në Itali në një familje shqiptare, ishte një shenjë fati. Fatmirësisht ëndrrat bëhen realitet. Dhe tani na mbetet neve ta përfundojmë punën duke mposhtur Feyenoordin, edhe pse e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Për shqiptarët kjo finale është një mundësi. Dhe me siguri pritja e tyre do të jetë shembullore. Me italianët ata kanë krijuar një lidhje shumë solide. Në Tiranë, përveç tifozëve të Feyenoordit që do të mbështesin me të drejtë ekipin e tyre, do të kemi në krah një pjesë të mirë të publikut”, ka thënë Kumbulla.
Ai pret të paraqitet në finale të Ligës së Konferencës.
“Do të ishte mirë, do të ishte gënjeshtar nëse do të thosha se nuk shpresoj ta luaj këtë lojë, të paktën për disa minuta. Por, vendimi përfundimtar është në dorën e trajnerit dhe neve na takon respektojmë gjithmonë atë”, ka theksuar Kumbulla.
-
Kumbulla i emocionuar që do të luajë në Tiranë
-
Publikohen formacionet e finales së Ligës së Konferencës, Kumbulla në stol
-
Në “Air Albania” në Tiranë luhet finalja ndërmjet Romës e Feyenoordit
-
Tirana në qendër të futbollit evropian, gati për finalen Roma – Feyenoord
-
Mourinho thotë se shqiptarët do ta përkrahin Romën