Liga e Evropës do të vazhdojë të enjten me ndeshjet e fazës së 1/16 së finales.
Nga kjo fazë e garës do të tentojnë të avancojnë tutje skuadrat e vendeve të dyta të fazës grupore në Ligën e Evropës si dhe skuadrat e vendeve të treta që janë transferuar nga Liga e Kampionëve.
Do të ketë ndeshje shumë interesante, e njëra prej tyre është ajo mes Feyenoordit e Romës. Dy skuadrat do të luajnë për sezonin e tretë rresht me njëra-tjetrën.
Roma e fitoi Ligën e Konferencës në vitin 2022 duke e mposhtur Feyenoordin 1:0 në Tiranë, me golin e Nicolo Zaniolos.
Në çerekfinale të edicionit pasues, Roma fitoi pas vazhdimeve, me rezultatin e përgjithshëm, 4:2.
Edhe
Roma fiton përballjen me Bolognan
Në atë kohë, Roma drejtohej nga Jose Mourinho, që tani është zëvendësuar në postin e trajnerit nga Daniele De Rossi, legjenda e klubit.
Ky ballafaqim nis në orën 18:45, ndërsa në këtë termin luan edhe Galatasaray me Sparta Pragën.
Galatasaray synon që ta përsëritë edicionin e vitit 2000, kur e fitoi Kupën e UEFA-s, pas triumfit ndaj Arsenalit.
Nga ora 18:45 janë edhe ndeshjet Shakhtar Donetsk – Marseille dhe Young Boys – Sporting.
Edhe
Përballje italiane në Ligën e Evropës
Prej orës 21:00 janë takimet Milan – Rennes, Benfica – Toulouse, Braga – Qarabag dhe Lens – Freiburg.
Milani, shtatë herë kampion i Evropës, nuk arriti ta kalojë “grupin e vdekjes” në Ligën e Kampionëve. Por fitorja 2:1 ndaj Newcastlet në ndeshjen e xhiros së gjashtë, bëri që gjiganti italian ta vazhdojë garimin në Ligën e Evropës.