Finalistët e Ligës së Konferencës në vitin 2022, Feyenoordi e Roma, kanë luajtur baras të enjten mbrëma në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam.
Feyenoordi e Roma barazuan 1:1 në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Evropës, ndërsa dueli kthyes do të luhet pas një jave në stadiumin “Olimpico”.
Igor Paixao në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shënoi për holandezët, ndërsa Romelu Lukaku në minutën e 67-të, i barazoi shifrat në 1:1.
Roma e kishte mposhtur Feyenoordin në finale të Ligës së Konferencës para dy vjetësh, ndërsa në atë kohë drejtohej nga trajneri Jose Mourinho.
Tani në krye të Romës është legjenda e skuadrës, Daniele De Rossi.
Nga ora 18:45 në Ligën e Evropës luajtën edhe Shakhtar Donetsk – Marseille që barazuan 2:2, ndërsa Sportingu portugez mposhti Young Boysin e Zvicrës, 3:1, në udhëtim.