Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e Mourinhos mbërrin në Shqipëri për miqësoren me Partizanin

Skuadra e Romës me trajnerin Jose Mourinho, ka mbërritur në Shqipëri për ndeshjen miqësore me Partizanin e Tiranës.

Miqësorja Partizani – Roma zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, dhe nis në orën 20:00.

Zyrtarët e Romës janë mirëpritur në aeroport nga zyrtarët e ekipit të Partizanit.

Roma në “Air Albania” e fitoi edicionin e parë të Ligës së Konferencës, ndërsa në edicionin e kaluar ishte nënkampione e Ligës së Evropës.