Jose Mourinho ka thënë se po e përjeton fillimin më të dobët të edicionit në karrierën e tij si trajner, pas disfatës që Roma e pësoi nga Genoa.
Disfata 4:1 e Romës ishte e treta në gjashtë ndeshje të ligës dhe e ka lënë klubin në vendin e 16-të me pesë pikë.
Mourinho më herët ka udhëhequr Porton, Chelsean, Real Madridin, Interin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin.
Drejtimin e Romës e mori në vitin 2021.
Ai e fitoi edicionin inaugurues të Ligës së Konferencës në vitin 2022, ndërsa për Romën ishte trofeu i parë në 14 vjet.
Roma përfundoi në pozitën e gjashtë në Serie A në sezonin e kaluar, ndërsa ishte nënkampione e Ligës së Evropës.
Edhe
Mourinho mund të kthehet në Portugali
“Është vetëm nisja më e dobët në karrierën time si trajner. Megjithatë, nuk mendoj se Roma është paraqitur ndonjëherë në dy finale evropiane rresht”, ka thënë ndër të tjera Mourinho.
Fitorja e vetme e Romës në ligë këtë Serie A ishte ajo 7:0 ndaj Empolit, kurse ka fituar edhe ndaj Sheriff Tiraspolit në fazën grupore të Ligës së Evropës.
Ndeshjen e radhës e luan kundër Frosinones të dielën në shtëpi.