Trajneri Jose Mourinho thotë se u shkarkua nga njerëz që dinë pak për futbollin. Portugezi që fitoi Ligën e Konferencës dhe luajti në finale të Ligës së Evropës në vitin 2023, u shkarkua nga Roma më 16 janar. Largimi i tij la shumë mbështetës të zhgënjyer.
“Nuk do të jem në fazat finale të garave evropiane, jo sepse jam larguar tashmë, por sepse jam larguar nga dikush që di pak për futbollin. Kjo jetë është me ulje-ngritje dhe unë po rritem, pavarësisht shkarkimit të papritur dhe të padrejtë. Por unë do të kthehem, me shumë entuziazëm dhe besim, për këto ndeshje të UEFA-s”, ka thënë Mourinho për “football.com".
Mourinho vlerësohet prej trajnerëve më të mirë në botë.
Ai në të kaluarën ka drejtuar Tottenhamin, Manchester Unitedin, Chelsean, Real Madridin, Interin, Porton e Benfican.