Napoli po përgatitet për një tjetër afat kalimtar veror dhe është duke e shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit e Eintracht Frankfurtit, Daichi Kamada, si futbollist të lirë.
Kështu ka shkruar të enjten mediumi italian “Calciomercato”.
Fituesi i elitës së futbollit të Italisë për këtë edicion po synon që ta kompletojë transferimin e tij që tani, pasi është në kontakt me të dhe përfaqësuesit e tij.
Japonezi 26-vjeçar me Frankfurtin në këtë sezon ka realizuar 14 gola, ndërsa ka kontribuuar me pesë asistime.
Artikuj të ngjashëm