Pas Borussia Dortmundit edhe Atletico Madridi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit japonez, Daichi Kamada, ka shkruar të mërkurën “AS”. Bëhet e ditur se Atletico tashmë ka nisur kontaktet me 26-vjeçarin, i cili në fund të këtij sezoni do të mbetet lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Eintracht Frankfurtin.
Kamada është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Bundesligë, ndërsa tek Atletico po shihet si përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri. Ai është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2018, ndërsa sezonin e shkuar e fitoi trofeun e Ligës së Evropës.
Këtë edicion Kamada ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 5 asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.