Mesfushori i Japonisë, Daichi Kamada, përfundimisht do të largohet nga Eintracht Frankfurti në fund të sezonit aktual.
“Bild” shkruan se krerët e Eintrachtit kanë vendosur që të mos ia ofrojnë rinovimin e kontratës 26-vjeçarit, i cili po negocion tashmë me klubet e tjera.
Kamada në verë do të mbetet lojtar i lirë, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë treguar Bayerni Munichu, Borussia Dortmundi e Manchester Unitedi.
Kamada prej vitit 2019 është pjesë e Eintrachtit, ndërsa sezonet e fundit ishte ndër lojtarët kryesorë në ekip.
Këtë edicion, Kamada ka realizuar 13 gola dhe ka bërë 5 asistime në 35 paraqitje për Eintrachtin.