Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani, favorit për Kamadan

Reprezentuesi i Japonisë, Daichi Kamada, pritet të jetë përforcimi i parë i Milanit për edicionin e ardhshëm. Sipas “Sky Sport Italia”, Milani ka mposhtur konkurrencën e Borussia Dortmundit dhe Napolit për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit ofensiv.

Thuhet se marrëveshja është arritur mes palëve dhe zyrtarizimi i Kamadas te Milani do të bëhet muajin tjetër. Ai me ekipin italian do të firmosë kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e pestë.

26-vjeçari te Milani do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Eintracht Frankfurtin. Kamada prej vitit 2019 luan në Gjermani, ndërsa me skuadrën e Frankfurtit ka fituar dy trofe, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Evropës.

Ai edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira, ku ka realizuar 15 gola dhe ka bërë 6 asistime në të gjitha garat.